Qentë endacak kafshojnë një vajzë të re te hyrja e QKUK-së

Qentë endacak kanë kafshuar një 23 vjeçare në hyrjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.
Burime të Indeksonline mësojnë se e reja (Dh.Sh) ishte duke shkuar për vizitë tek babai i saj i cili ishte i shtrire në njërin prej reparteve të QKUK-së.
