Qentë endacak në Prishtinë – Pika ushqyese PO, mirëmbajtje JO (Video)

Problemi me qentë endacak në kryeqytet vazhdon të jetë alarmues. Edhe pse komuna ka vendosur pika ushqyese, ato në disa lokacione nuk po mirëmbahen.
Pika ushqyese te varrezat nuk është e pastruar dhe tek ajo mungon ushqimi. Indeksonline ka siguruar pamje të gjendjes në të cilën ndodhet kjo pikë ushqyese.
Gjatë ditës së sotme atje shihet edhe prezencë e madhe e qenve endacak, gjë për të cilën po shqetësohen banorët përreth.
Kujtojmë që ditë më parë kryetari Përparim Rama ka folur për problemin me qentë endacak.
Ai ka thënë se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera./Indeksonline/