75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / k.v

Qentë endacak sulmojnë turisten në Prishtinë

Në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës qentë endacak e sulmuan një turiste nga Çekia, transmeton IndeksOnline.

Ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe turistja është transportuar drejtë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, thuhet në njoftimin e faqes ‘vrojtuesit e lagjes’./IndeksOnline/