75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qentë endacak vërshojnë rrugët e Vushtrrisë (Video)

Endja e qenve endacak lirshëm nëpër rrugë, është një përditshmëri e shumë qytetarëve të Kosovës.

Në rrugën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Vushtrri, sot në mes të ditë është parë një grumbull qensh duke ecur në mes të rrugës.

Një lexues i Indeksonline që ka dërguar videon e qenve, ka thënë se qytetarët po rrezikohen, derisa institucionet po flenë dhe nuk po bëjnë asgjë për këtë.

Kujtojmë se nuk është vetëm Vushtrria që ka problem me qentë endacak, pasi që pothuajse cdo ditë raportohet për një problem të tillë. /Indeksonline/