75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Qentë endacakë, kërkohet zgjidhje e përbashkët nga niveli qendor dhe lokal

Asociacioni i Komunave të Kosovës, në krye me Sazan Ibrahimin, ka organizuar një takim me u.d. e Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Flamur Kadriu.

Në atë takim u diskutua për qentë endacak, ku u kërkua një zgjidhje e përbashkët nga niveli qendor dhe lokal, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Për të biseduar për çështjen e qenve endacak nëpër komunat e Kosovës, është organizuar një takim pune mes Drejtorit Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Sazan Ibrahimi dhe u.d. i Kryeshefit të Agjensisë  së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës z.Flamur Kadriu.

Në këtë takim përfaqësuesit e dy institucioneve kanë biseduar për të gjetur mundësitë e zgjidhjes së problemit të qenve endacak, sidomos tash para sezonës së dimrit.

Poashtu në këtë takim është diskutuar angazhimi dhe involvimi i të gjitha palëve si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, pra një problem që kërkon qasje gjithpërfshirëse dhe konstante në mënyrë që të parandalohen rreziqet që i’u vijnë qytetarëve nga qentë endacak nëpër Komunat e Kosovës.