75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Qentë endacakë në Prishtinë, Rama jep lajmin e madh

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qysh në ditët e para janë marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Ai tregon se sot ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

“Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.

Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj“, njofton Rama./Indeksonline/