75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / H F

Qentë me nuhatje të fortë në Policinë e Kosovës/ Ushqim të terur në pjatë, mijëra euro për kontratë (Dokument)

Policia e Kosovës ka finalizuar një tjetër tender publik, këtë herë për furnizim me ushqim të terur për qentë zyrtarë, pjesë e njësive speciale dhe operative të institucionit.

Sipas dokumentacionit zyrtar, vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 48,000.00 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës kornizë është përcaktuar në 36 muaj, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik “EU1 Servis Sh.p.k”, i cili ka ofruar çmimin më të ulët prej 33,480.00 euro dhe është përzgjedhur si fitues i tenderit. Ndërkohë, oferta më e lartë e pranueshme në këtë proces ka qenë 39,480.00 euro.

Ky tender përbën një pjesë të zinxhirit të furnizimit të Policisë së Kosovës me pajisje dhe materiale për njësitë speciale, përfshirë edhe kujdesin për qentë zyrtarë që përdoren në operacione të ndryshme policore, si zbulimi i narkotikëve, eksplozivëve dhe gjurmëve./IndeksOnline/