19:55 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Qenushi i Meghan dhe Harryt quhet Pula!

Meghan Markle dhe Princi Harry, pas martesës së tyre kanë marrë një qen, dhe nëpër raporte u tha se qenushi kishte emrin “Oz”.

Por më vonë është zbuluar se “Oz” nuk ishte emri i vërtetë i tij, dhe këtë gjë e ka konfirmuar Meghan, transmeton Indeksonline.

Në librin “Finding Freedom: Harry and Meghan and the Making of a Modern Royal Family”, autorët zbuluan se qenushi quhet Pula.

Emri ka një kuptim të vecantë për çiftin.

Pula është monedha zyrtare e Botsvana, që është vendi ku Meghan dhe Harry kishin ndër takimet e para./Indeksonline/

Harry & Meghan to release a book and this is what they should have ...