Qepa mund të jetë shkaktare e fryrjes së barkut
Ushqimet padyshim se janë shkaktar të fryerjes së barkut pasi ka prej tyre të cilat trupi ka vështirësi t’i tretë siç duhet.
Kjo mund të ndodh nëse hani tepër ose ushqeheni pashëndetshëm, por ka edhe ushqime të shëndetshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen në sasi të vogla.
Një ndër përbërësit më të famshëm të gatimit që mund ta shkaktojë fryrjen e barkut është qepa, pasi përmban karbohidrate të quajtura fruktane, të cilat zorra e vogël nuk mund t’i absorbojë siç duhet.
Kështu, ato kalojnë në zorrë të madhe ku fermentohen. Kjo shkakton fryrje të barkut, gazra dhe në disa raste edhe diarre.
Pos qepës edhe produktet e grurit si buka dhe pastat kanë sasi të larta të fruktanit.