75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Qerka për rastin e 113 kg drogë: Kom pas qef të kaloj kjo punë në heshtje

 Enis Qerka, këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, ishte arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë.

Qerka në “DPT” ka thënë se vetura me drogë është kapur nga Policia para 3 muajve, para se të huazonte për udhëtim.

Ai tha se ka dashur që ta kalon në heshtje këtë rast, shkruan IndeksOnline.

“Kanë pushuar hetime, unë kam nejt 5 ditë në burgun e Lipjanit dhe dy ditë në paraburgim. Kom pas qef të kaloj këtë punë në heshtje, para dy vjete unë nuk kam fol asgjë,  e kam pa që jam linçuar nga partitë politike.

Një gram te kisha pas në atë kerr nuk kisha qenë përballë teje, isha kan të vorret. Mu m’kan njoftu nja 3 muaj përpara edhe ajo veturë s’di qysh ka ardh ktu, unë jam dora e katër e asaj veture.

Kur kemi qenë në gjyq e kemi pa çfarë është ka bëhet.Ajo drogë ish nxan tre muaj përpara se të marrim veturën.

Me pas një qëllim me mshef veturën ish kry kjo veturë këtu, nuk jam në ditë që me marr me mshef në kerr, unë jam djalë prishtine dhe e din që nuk mirrem me aso punësh.

Çdo kujt munet me i ndodh, nashta pse nuk përmenet vllau jem që ka qenë ngasës i veturës po pasagjeri (unë)”, ka thënë ai.