“Qershia mbi tortë”, pas bashkëpunimit Dua dhe Miley kanë një tjetër befasi për fansat

Dua Lipa dhe Miley Cyrus kanë lansuar sot projektin e përbashkët me titullin “Prisoner”.
Projekti i ri i tyre është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.
Ndërsa pas kësaj ato kanë përgatitur një tjetër befasi për adhuruesit e tyre të shumtë.
Në një postim në Instagram Dua bëri të ditur se Miley do të jetë pjesë e koncertit të saj virtual, të cilin do ta mbajë më 27 nëntor.
Kujtojmë që Dua dhe Miley njihen për raportet e shkëlqyera që kanë mes vete, gjë që bëri që këngëtarja amerikane të performonte vitin e kaluar në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”./Indeksonline/