Qershitë parandalojnë plakjen
Qershitë janë një frut i vogël, por me vlera të mëdha
ushqyese, ku cilësohen si një ilaç i vërtetë për organizmin tonë.
Duke nisur nga rreziku për zemrën, mbron nga kanceri e nga shumë sëmundje të tjera.
Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të
ishte edhe shumë i nevojshëm. Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e
kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër
të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi.
Qershitë na sigurojnë nga sulmi në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e
arteriosklerozës. Po ashtu, sipas disa studimeve, qershitë kanë rol edhe në
parandalimin e nisjes së kancerit, për shkak të përmbajtjes vitaminoze dhe
fibrore, si edhe në reduktim të inflamacionit dhe lehtësim të dhimbjeve. Më
poshtë po rendisim disa nga vetitë pozitive të tyre:
Trajton kancerin
Nëse ju jeni një pacient i sëmurë me kancer, konsumimi i qershisë rrit shanset
për shërim. Kjo, për shkak se qershitë kanë veti ushqyese që ndihmojnë në
luftën kundër të gjithë mënyrave te kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Forcon kujtesën
Mos iu ndani qershive këtë sezon sepse ajo shërben për të forcuar kujtesën. Kjo
ndodh për shkak të një komponent që gjendet tek kokrrat e ëmbla , e njohur si
anthocyanin. Shkencëtarët kanë provuar se ky përbërës është i mirë për trurin.
Përveç forcimit të kujtesës, qershia ndihmon në parandalimin e humbjes së saj.
Rrit cilësinë e gjumit
Ata që konsumojnë më shumë qershi, kanë më shumë shanse që të bëjnë gjumë të
thellë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si
melatonin. Melatonin është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit. Për
një gjumë më të mirë, më të relaksuar dhe të kënaqshëm është i këshillueshme
konsumimi e qershisë.
Parandalon plakjen
Melatonina gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes dhe ndihmon në
ngadalësimin e procesit te plakjes. Kjo do të thotë se njerëzit që hanë qershi
mund të duken me te ri për një periudhë më të gjatë se sa ata që nuk bëjnë.