10:56 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / k.v

Qeset plastike/ A do të mund të reduktohen në Kosovë?

Për më pak se një muaj, në Kosovë do të hyjë në fuqi një vendim që synon të reduktojë përdorimin e qeseve plastike.

Këto qese, deri më tani, qytetarët i kanë marrë falas ngado.

Këtij vendimi po i gëzohen shumica, por ka skepticizëm për atë se si dhe sa do të zbatohet.