11:34 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qesharake deklarata e Gjuriqit: Avdullah Hoti ka kryer gjenocid në Kosovë

Media serbe, Tanjug ka cituar drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq të ketë thënë se Gjenocidi në Kosovë është kryer nga “terroristët e UÇK-së”, ku, sipas tij, përfshihej edhe Avdullah Hoti me të gjithë komandantët e tij.

“Gjenocidi është kryer me qëllim për të përfunduar spastrimin etnik dhe pushtimin e krahinës sonë juogre, duke përdorur agresion dhe krim. Për krime të gjithë komandantët terrorist të UÇK-së, herët a vonë do të bartin pasoja para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare… sulmet dhe gënjeshtrat nuk mund ta fshehin faktin e pjesëmarrjes së tij në këto ngjarje”, ka deklaruar Gjuriq./Ineksonline/