Qesharake! Futbollisti i Qarabag-ut mendoi se po i hiqej kartoni i verdhë, e mori të kuqin!

Skuadra e Bayer Leverkusenit u kualifikua në UEFA Europa League, pasi mposhti me spektakël 3:2 Qarabagun.
Në minutën e 63’të, futbollisti i klubit nga Azerbajxhani, Elvin Cafarguliyev u ndëshkua me karton direkt të kuq, shkruan Indeksonline
Antony Taylor pasi u konsulltua me sistemin e teknologjisë, VAR mori vendimin për ta ndëshkuar me karton të kuq direkt.
Por, lojtari i klubit mysafir mendoi se gjyqtari anglez po ia hiqte kartonin e verdhë dhe tentoi ta përshëndeste atë.
Kur pa kartonin e kuq, ai u dëshpërua shumë dhe la fushën që ndikoi në eliminimin e klubit të tij nga UEFA Europa League./Indeksonline/