75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / G T

Qesharake/ Mediat serbe “kallen” me banerin e “dardanëve”, kërkojnë dënim nga UEFA-ja!

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Qipros me rezultatin 3:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozët “Dardanët” shpalosën një pankartë tejet interesante, që kishte një mesazh për të gjitha ata që e paraqesin ndryshe hartën e Kosovës, shkruan Indeksonline

Në hartën e Kosovës ishte vendosur shqiponja dykrenare dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak shtetit të ashtuquajtur Serbia.

Në mediat atje është shkruar se ky është skandal i madh dhe kanë kërkuar nga UEFA-ja që Kosova të dënohet. Qesharake apo jo!

“UEFA-ja duhet t’i dënojë brutalisht për këtë! Deri kur duhen toleruar këto neveri”, shkruhet në postimin e gazetës së njohur serbe.

Përveç kësaj, kjo media (kurir.rs) – as nuk është në dijeni për rezultatin përfundimtar të këtij takimi, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 3:0 dhe jo 3:1 ashtu siç e kanë shkruar në këtë artikull./Indeksonline/

No description available.