21:02 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qesharake! Protesta ‘e lodhtë’ e serbëve në Francë kundër Kosovës

Jo gjithmonë protestat kanë sukses. Por një e serbëve në Francë kundër Kosovës, lirisht mund të themi se është protesta më qesharake e vitit!

Unioni i serbeve në Francë e ka mbajtur protestën më të dobët ndonjëherë.

Një grup prej pesë vetash me bluza ku shprehnin përkrahjen për serbët në Kosovë.

Protesta u mbajt të dielën para simbolit francezë ‘Kullës së Ajfelit’ në ora 12:45, raporton Tanjug, shkruan Indeksonline.

Përderisa në shtetin e Serbisë po mbahen protesta masive rreth problemeve të brendshme, ky grup ka vendosur të merret me probleme koti.

Që nga koha kur është vendosur taksa, propaganda e serbëve kundër Kosovës dhe shqiptareve është rritur me të madhe. /Indeksonline/