Qetë dhe pa gola, Juve në finale të Kupës së Italisë

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë kanë barazuar pa gola ndaj Interit në ndeshjen që u zhvillua në “Alianz Stadium”.

Skuadra e Pirlos kalon në finale falë fitores 1-2 në San Siro javën e kaluar.

Në finale Juve do të takohet me fituesin e ndeshjes Napoli – Atalanta. /IndeksOnline/
