Qetë e pazhurmë, Interi arrin marrëveshje me yllin e Barcelonës

Skuadra e Inter po duket shumë aktive në këtë merkato.
Përkundër spekulimeve të pakta në këtë afat kalimtar, Interi dpo transferon futbollistë me emër, transmeton Indeksonline.
Lojtari i fundit me të cilin kanë arritur marrëveshje është Arturo Vidal. Kiliani është pajtuar që të punoj nën urdhrat e Antonio Contes.
Gazetari italian, Di Marzio shkruan se transferimi i tij pritet të ndodhë shpejtë e nuk pritet të ketë komplikime.
Trajneri i ri i Barcelonës, Roland Koeman nuk e ka në plane kilianin dhe e do jashtë skuadrës./Indeksonline/