75 Mall Live Search
10:35 / E Diele, 23 Prill 2023 / k.v

Qetë edhe në Zhazhë të Zveçanit, qytetarët po e shfrytëzojnë të drejtën e votës

Në fshatin Zhazhë të Zveçanit është hapur qendra e votimit në shkollën “Isa Boletini”.

Të drejtë vote në këtë qendër kanë 239 votues ndërsa deri më tani kanë votuar rreth 20 persona.

Të gjithë votuesit ishin të nacionalitetit shqiptar.

Vendvotimi është hapur në orën 08:25, për shkak të vonesës së materialit zgjedhor.

Gjithçka deri më tani ka shkuar në rregull./IndeksOnline/