Qetë në Zveçan dhe Leposaviq, KFOR-i shton dukshëm masat e sigurisë

Protestuesit serb kanë dalë sërish para objekteve të komunave në Zveçan dhe Leposaviq për të kundërshtuar praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Protestuesit po kërkojnë edhe lirimin e menjëhershëm të dy serbëve të arrestuar për dhunë të ushtruar ndaj KFOR-it, transmeton IndeksOnline.
Për dallim nga e hëna kur shpërtheu dhuna e ku mbeten të lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it, sot situata është e qetë.
Sot ka një numër më të madh të protestuesve të cilët po e mbajnë në duar një flamur të Serbisë i gjatë mbi 200 metra. Përfaqësuesit e protestës kanë kërkuar që ajo të jetë e qetë.
Në anën tjetër, KFOR-i ka shtuar dukshëm masat e sigurisë ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të vendosur brenda objekteve të komunave./IndeksOnline/
