75 Mall Live Search
21:49 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Qetësi maksimale në Klinë, si “gjendje lufte”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka vendosur që Klina dhe Vitia të vendosen në karantinë.

Kjo po bëhet për shkak që dy personat e konfirmuar sot me koronavirus vijnë nga këto dyja vende, shkruan IndeksOnline.

Në disa pamje të siguruara nga indeksOnline shihet se në Klinë është heshtje totale, të gjitha lokalet janë mbyllur dhe ka qarkullim shumë të vogël të veturave.