07:17 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Qetësia para stuhisë”

Pas diskutimit për Iranin dhe Korenë e Veriut me liderët ushtarakë të SHBA-së , presidenti Donald Trump la gazetarët të hutuar me komentin e tij.

“Ju djema e dini se çfarë përfaqëson kjo?” , tha Trump pasi gazetarët u mblodhën në dhomën e ngrënies të Shtëpisë së Bardhë për ta fotografuar atë dhe zonjën e parë Melania Trump me udhëheqësit ushtarakë, transmeton AktivPress

“Ndoshta është qetësia para stuhisë,” tha ai.

Çfarë stuhie?, pyetën gazetarët.

“Do ta kuptoni,” u tha Trump, duke lënë për të kuptuar se ai po përgatit diçka.

Në këtë takim,Trump foli për kërcënimin e Koresë së Veriut, duke thënë se do të bëjmë çdo gjë për ta denuklearizuar atë, poashtu diskutoi edhe për parandalimin e Iranit nga marrja e një arme bërthamore.

“Me Korenë e Veriut, qëllimi ynë është ta denuklearizojmë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë diktaturë të kërcënojë kombin tonë ose aleatët tanë me humbje të paimagjinueshme të jetës. Ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të parandaluar që kjo të ndodhë. Dhe kjo do të bëhet”, u tha Trump liderëve ushtarakë./AktivPress