Qetësohen gjakrat mes Britney Spears dhe nënës së saj

Mamaja e Britney Spears ditën e djeshme ka marrë rrugën për në LA për të vizituar vajzën e saj.
Edhe këngëtarja ishte e interesuar që ta takoj të ëmën dhe të kalonte pak kohë me të, transmeton Indeksonline.

Lynne Spears mbërriti në LAX në mëngjes dhe u dërgua për në shtëpinë e menaxherit të Britney, Cade Hudson, më pas u nis për tek shtëpia e Britney.

Për TMZ kanë thënë se Britney nuk e dinte saktësisht se kur do të vinte Lynne, por ajo e dinte që nëna e saj ishte në qytet për ta parë.

Kur Lynne mbërriti në shtëpinë e Britney-t, këngëtarja e la atë brenda dhe të dy kaluan rreth 30 minuta duke biseduar. Thuhet se Sam ishte gjithashtu i pranishëm.
