20:28 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Qetësohen tifozët e Milanit, nuk ka krizë

Kanë qarkulluar shumë lajme nëpër mediat sportive se pronarët kinez të Milanit kanë falimentuar dhe skuadra italiane është në krizë.

Kjo është mohuar si nga klubi ashtu edhe nga pronarët, që kanë reaguar menjëherë, shkruan indeksonline.

Sipas “milannews”, në arkat e rosonerëve gjatë ditëve në vijim do të derdhen rreth 10 milionë euro, si kësti i parë i shumës së përgjithshme 37.4 milionë që pritet të arrijnë deri në qershor.

Këto mjete financiare janë në formë të rritjes së kapitalit për Milanin. /IndeksOnline/