Qeveria alokon para në këtë kompani që s’kishte aplikuar fare

Qeveria e Kosovës sot ka filluar ekzekutimin e parave nga pako e rimëkëmbjes ekonomike.
Por siç duket nga kjo pako do të përfitojnë edhe bizneset që s’kanë aplikuar për mbështetje, shkruan IndeksOnline.
Burim Piraj, pronar i kompanisë “MEKA”, ka bërë të ditur se në llogarinë e firmës janë alokuar paratë nga Qeveria për rimëkëmbje ekonomike.
“Më në fund ndodhi edhe kjo!
Sot në llogarinë e firmës sonë janë alokuar mjete nga qeveria e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike!
Edhe pse ne nuk kemi aplikuar kjo ka ndodhur në realitet!
Është hera e parë për 28 vite punë që firma MEKA merr mbështetje financiare nga institucionet tona!
Shkojmë para!”, shkroi ai.
Ndryshe, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se edhe nesër do të ekzektutohen mbi 20 milionë euro për bizneset./IndeksOnline/