75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Qeveria dhe komunat në pushim për ditën e Bajramit

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë me rastin e festës së Bajramit të Vogël të martën më 20 korrik.

Për këtë njoftim MPB është bazuar në ligjin për festat zyrtare.

“Në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nderë të festës zyrtare “Bajrami i Vogël”, për të punësuarit në Institucionet e Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë: E martë, 20 Korrik- Bajrami i Vogël. Urime festa të gjithë nëpunësve të besimit islam!”, thuhet në njoftimin e tyre.