Qeveria do të ndajë 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për invalidët e luftës së UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.
Kryeministri Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i alokohen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 eurosh, sipas praktikave të mëhershme.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Sylë Vitia.