Qeveria e Italisë merr vendim, ‘Euro 2020’ zhvillohet me shikues në Romë

Disa ndeshje të fazës së grupeve në kampionatin evropian ‘Euro 2020’ do të zhvillohen në Itali.
Qeveria e këtij vendi sot ka marr një vendim të rëndësishëm për tifozët.
Ajo e ka njoftuar presidentin e Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina se ka miratuar kërkesën që të lejohen 25% e shikuesve në stadium.
‘Olimpico’ ka kapacitet prej 70 mijë ulëseve, pra afërsisht 17 mijë tifozë mund të jenë prezent në tribuna.
Ndeshja hapëse e kampionatit evropian, do të zhvillohet pikërisht në Romë. Turqia do të luaj me Italinë.
/Indeksonline/