75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Qeveria e konfirmon: PO, i kemi dhënë leje Petkoviqit!

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, ka marrë lejen nga Qeveria e Kosovës për hyrje në Kosovë.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë lajm, i cili sapo është konfirmuar.

Qeveria e Kosovës ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje, duke zyrtarizuar lejen për Petkoviqin.

“MPJD-ja në konsultim me kryeministrin Hoti i kanë dhënë leje z. Petkoviq për vizitë në vendin tonë.

Qeveria respekton marrëveshjen e arritur në Bruksel, lidhur me lëvizjen e lirë dhe vizitat e zyrtarëve të lartë serbe, në të cilën thuhet qartë se secila kërkesë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë dhënë për Indeksonlinen.

Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj vizitë, ndërkohë që pak javë më parë leje kishte kërkuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq./Indeksonline/