22:04 / E Enjte, 20 Janar 2022 / SH F

Qeveria e Kosovës del edhe me një sqarim për subvencionimin e energjisë elektrike

Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh, do tu subvencionohet 600 kWh i parë.

Qeveria e Kosovës, është sqaruar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike. Rritja e energjisë elektrike do të nisë në muajin shkurt 2022, dhe qeveria ka premtuar 75 milionë euro subvencionime.

Sipas qeverisë, tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila, sipas tyre, po ashtu do të jetë e subvencionuar pjesërisht nga qeveria, ndërsa thanë se nuk është e vërtetë që qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi.

Ndërsa, sa i përket raportit të ZRRE-së për ngritjen e tarifave, qeveria tha se nuk e kanë miratuar atë raport, por do t’i dërgojnë ZRRE-së komentet në lidhje me këtë raport.

Kurse, sa i përket subvencionimit për biznese, qeveria tha se kjo e mbron secilin qytetarë të Kosovës duke parandaluar efektin zingjiror të rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, si dhe sipas tyre, duke mbrojtur sigurinë e vendeve të punës.

“Të gjithë qytetarëve, edhe atyre që konsumojnë mbi 600 kWh, do t’u subvencionohet 600 kWh i parë. Tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila tarifë po ashtu do të jetë e subvencionuar nga Qeveria”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOVRKS%2Fposts%2F240294101621509&show_text=true&width=500