07:18 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë nënshkruajnë bashkëpunimin teknik dhe financiar

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria Federale e Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”.

Kjo marrëveshje rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive, të cilat shquhen edhe për raporte të mira mes vete.

Ngjarja do të mbahet në Qeverinë e Kosovës dhe do të fillojë nga ora 19:00./Indeksonline/