75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Qeveria e Kosovës do të marrë vendime të rëndësishme, 13 pika në rend dite!

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është përcaktuar të mbahet të orën 10:00.

Indeksonline ka siguruar pikat e rendit të ditës, 13 sosh.

Ndër pikat kryesore janë emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Rruga Kiev-Zahaç, zgjedhja e drejtorit për akreditim…

Më poshtë, dokumenti i plotë:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së Projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 127 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 125 dhe 126 elektronike/korrespoduese të Qeverisë së Kosovës

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve , Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Personat e dhunuar gjatë luftës, Viktimat Civile dhe Familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-172 (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Planit Kombëtar për Zhvillim

Shqyrtimi i Draftit të Deklaratës së Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2024-2026

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Rekomandimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Shqyrtimi i Propozim-vendit për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ri zgjatjen e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Shqyrtimi i Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore “Kooperativa Bujqësore Podujevë” të cilat janë të nevojshme në realizimin  e Projektit: Ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale “Zona Kadastrale Livadicë, Komuna e Podujevës

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona Kadastrale: Kijevë, Komun e Malishevës dhe Zonat Kadastrale Çabiq-Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës

Shqyrtimi i Draftit të Planit për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Procedurën  e Përgjithshme Administrative

Shqyrtimi i Draft-Konceptit të dokumentit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës

Të ndryshme.