Qeveria e Kosovës i bën me ujë këto fshatra të Istogut
Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Istogut për ndarje të mjeteve financiare të një projekti që kishte synim furnizimin me ujë të disa fshatrave.
Kryeministri Haradinaj e ka hedhur në votim këtë kërkesë e cila është votuar në mbledhje.
“Është aprovuar edhe kërkesa e Komunës së Istogut për ndarje të mjeteve financiarë per realizim të projektit për furnizim me ujë për fshatrat Banjë, Baicë, Lubovë, Carallukë, Kashicë dhe Dubovë e vogël” thuhet në njoftim./Indeksonline/