75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / mp

Qeveria e Kosovës i ndan 350 mijë euro për pjesëmarrje në Forumin e Davosit

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Forumin botërorë të Davosit me Kosova House. Për organizimin e pjesëmarrjes Qeveria e Kosovës i ka ndarë 350 mijë euro.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se përmes këtij organizimi do të bëhet promovimi i vendit.

“Shqyrtimi i propozimvendimit për ndarjejn e mjeteve financiare për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit me “Kosova House” për herë të parë, Republika e Kosovës do të marrë pjesë.  Dhe për këtë do ta kemi edhe organizimin tonë të “Kosova House” në këtë forum prestigjioz borëror. Andaj edhe propozojë ndarjen në vlerë prej 350 mijë euro në programin për promovimin e vendit në kuadër të zyrës së kryeministrit”, tha Kurti në mbledhje të qeverisë. /Indeksonline/