12:31 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Qeveria e Kosovës u alokon mjete financiare ish- delegatëve të Kuvendit të viteve ’90-të

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese-elektronike, e 69-a me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Njëri nga to ishte edhe kompensimi financiar për ish-delegatët e Kuvendit në vitet ’90-të.

Kompensimi financiar do t’u takojë ish-delegatëve të legjislaturës së vitit 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të 4 dhjetorit 1999, që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990 si edhe kanë vazhduar të merrnin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më 24 maj 1992./Indeksonline/