75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 24 Prill 2025 / S Z

Qeveria e Kosovës jep detaje se çfarë u diskutua në takimin me Sorensenin

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i dytë midis tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në njoftim po ashtu thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për takimin e bisedën si edhe bashkëpunimin mes tyre./Indeksonline/