Qeveria e Kosovës miraton “bakshishin” për Kombëtaren
Kosova siguroi vendin e parë në Ligën D në edicionin e parë të Ligës së Kombeve që u zhvillua gjatë vitit 2018.
Për këtë sukses, FFK-së i ishte premtuar një premi prej gjysmë milioni euro, shkruan Indeksonline.
Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën që shuma e premtuar të derdhet në arkën e Federatës së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kujtojmë se Kombëtares së Kosovës i janë ofruar edhe një milion euro tjera në rast suksesi në kualifikimet për Euro 2020. /IndeksOnline/