75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që po mbahet sot ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese.

Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këhsillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”.

Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e prezantoi zëvendëkryeministri Besnik Bislimi.