75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Qeveria e Kosovës ndanë 4200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases të vrarë në Fushë Kosovë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4200 euro për të mbuluar shpenzimet për transportimin e kufomës së argjentinases, María Clara Urdangaray që vdiq në Fushë Kosovë pak javë më parë.

Dyshohet se 27 vjeçarja është shtyer qëllimshëm nga i dashuri i saj, Endrit Nika.

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se avokatja e familjes argjentinase ka bërë kërkesën me 1 shtator dhe se ky vendim është human në pamundësinë financiare të familjes.

Mjetet e ndara janë nga buxheti i ministrisë së Drejtësisë./Indeksonline/