Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën e saj me flamurin e Turqisë

Dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. “Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shprehur solidaritetin e tij ndaj popullit turk në mbledhjen e sotme të Qeverisë pas tërmetit të rëndë në Turqi, ku dhe ka kërkuar ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me flamurin turk dhe miratimin e një shumë solidare për ndihmë ndaj popullit turk./IndeksOnline/