Qeveria e Kosovës për Ulqinin e Bujanocin, 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë!

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendimin në mbledhjen e saj të rregullt në platformat online për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, që përfshinë shumën e 10 mijë eurove. Ky rindërtim pritet të bëhet pasi që ishin shkaktuar dëme nga vërshimet në Mal të Zi.
Po ashtu Qeveria e Hotit, ka marrë vendimin që t’i alokojë 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit, kjo pas vërshimeve atje dhe dëmeve nga to.
Hoti këto vendime i ka bërë të ditura në profilin e tij në Facebook.