75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

Qeveria e Kosovës vendos ta shuajë një ndërmarrje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës (NKEC).

NKEC-i ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e re” nga “Contour Global”, por ky projekt është anuluar që nga marsi i 2020.

Ndërmarrja përbëhej nga shtatë anëtarë dhe ishte pa funksion prej disa vjetësh./Indeksonline/