75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës “vishet” me të kaltër, në Ditën Botërore të Autizmit

Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit, dhe Qeveria e Kosovës i është bashkuar aktivitetit global për shënimin e kësaj dite.

Përveç ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, edhe ndërtesa e Qeverisë “u vesh” me të kaltër, si shenjë solidariteti e përkrahje për personat me autizëm.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. ​/Indeksonline/