Qeveria e Nigerisë shpëtoi rreth 300 djemë të cilët ishin kindapuar!

Rreth 300 djemë që ishin rrëmbyer ditë më parë në Nigeri, janë liruar sot.
Më shumë se 300 djemë në Nigeri ishin zhdukur për gati një javë, pas një sulmi në Shkollën e Mesme Shkencore Kankara në shtetin Katsina, shkruan IndeksOnline
Ushtria nigeriane të enjten vonë shpëtoi 344 prej tyre, të cilët po vendosen në kryeqytetin Abuj, tha Abdu Labaran, një zëdhënës i guvernatorit të shtetit Aminu Bello Masari.
Thuhet se këta djemë u rrëmbyen nga banditë të maskuar si grupi terrorist islamik.
Por kujtojmë se në vitin 2018, një fraksion i shkëputur nga Boko Haram i njohur si ISWAP rrëmbeu më shumë se 100 vajza në Dapchi. Të gjithë, përveç një, u la e lirë javë më vonë, pas negociatave.