10:58 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Qeveria e përsërit edhe sot: S’ka paga për grevistët

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar edhe sot se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit grevistë.

Ai thotë se vetëm mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen.

“Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu./Indeksonline/