Qeveria e Ramës i jep Mark Markut 10 mln lekë për mjekim!

Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh për analistin Mark Marku.
Në vendimin e firmosur nga Arben Ahmetaj, thuhet se këto lekë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.
Mësohet se Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë Spitalit Amerikan.
Kjo pagesë vjen në kohën kur shumë familjeve të varfra nuk u mbulohen shpenzimet për ndërhyrjet shëndetësore.
Marku mori vjet një mandat nga vota e demokratëve, por e la atë.

