75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Qeveria e Serbisë nesër shënon 100 ditë pune, Vuçiq merr pjesë në seancë

Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë seancë, në të cilën do të marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Tanjug raporton se, ftesën Vuçiqit ia bëri kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Kujtojmë që pikërisht nesër Qeveria e Serbisë do të shënojë 100 ditë pune.

Seanca do të mbahet në pallatin e Serbisë dhe pas kësaj, është planifikuar adresimi i presidentit dhe kryeministres për media.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se seanca do të mbahet në ora 1 të pasdites./Indeksonline/