75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Qeveria e Shqipërisë e ndihmon 15 vjeçaren që të kurohet në Turqi nga sëmundja rrallë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se Qeveria e Shqipërisë do ta ndihmojë Elonën, 15 vjeçare që të kurohet në Turqi.

Elona do të kurohet në një spital privat në Stamboll dhe të gjitha shpenzimet do të jenë të mbuluara nga qeveria shqiptare, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Edi Ramës:

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri