75 Mall Live Search
17:12 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Qeveria e Shqipërisë i jep pension mujor familjes së Klodian Rashës

Qeveria vendos të dëmshpërblejë familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i vrarë nga një efektiv policie mëngjesin e 8 dhjetorit.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama, i ati i të ndjerit Qazim Rasha do të përfitojë një pension mujor prej 96 mijë lekësh.

Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.

“Familja, e cila ka humbur  aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit  të  detyrës  nga  punonjës  të  organeve ligjzbatuese,  përfiton  trajtim  të  veçantë  financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi   i   veçantë   financiar   dhe   anëtari   që përfiton   në   emër   të   familjes,   përcaktohet   me vendim  individual  të  Këshillit  të  Ministrave  dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë“.